Si bëhej më parë
- Kërkon kohë: dy dokumente të ndryshme për të njëjtin shërbim.
- Rrit mundësinë e gabimeve gjatë regjistrimit manual.
- Është e vështirë të lidhësh blerjen me shitjen.
- Është e vështirë të kontrollosh fitimin për transaksion.
ElifWeb · Menu › Shitje › Blerje / Shitje
Programi i fiskalizimit Elif krijon me një regjistrim faturën e blerjes nga furnitori, faturën e shitjes për klientin dhe pagesat e secilës palë. Pa regjistrim të dyfishtë, pa gabime, me fitimin e çdo transaksioni në pah.
Për agjensi turistike që blejnë bileta, hotele dhe pako nga furnitorët dhe ia shesin klientit.

Problemi
Agjencitë turistike duhet të krijojnë, për çdo transaksion, një faturë blerjeje nga furnitori dhe një faturë shitjeje për klientin.
Çfarë ofron

Klienti, furnitori dhe artikujt plotësohen një herë. Sistemi krijon faturën e blerjes dhe faturën e shitjes.

ElifWeb hapet në shfletuesin e celularit, dhe forma përshtatet me ekranin.

Klienti paguan me një mënyrë, furnitori paguhet me një tjetër, me pagesa të shumëfishta nëse duhet.

Sistemi krijon të dy dokumentet nga i njëjti regjistrim dhe ruan lidhjen midis faturës së blerjes dhe faturës së shitjes.
Web dhe Desktop
Forma Blerje / Shitje ndodhet në të dyja versionet, me të njëjtat fusha dhe të njëjtin rezultat: dy dokumente të lidhura nga një regjistrim.
Si funksionon
Plotësohen të dhënat e klientit që merr faturën e shitjes: emri, NIPT, qyteti, adresa, data dhe monedha.
Plotësohen të dhënat e furnitorit nga i cili blihet produkti ose shërbimi, bashkë me numrin e dokumentit të tij.
Artikulli regjistrohet një herë, me sasinë, njësinë, çmimin e blerjes, çmimin e shitjes dhe TVSH.
Për shitjen dhe për blerjen zgjidhet veç e veç mënyra e pagesës, arka ose banka dhe vlera.
Rezultati: fatura e blerjes, fatura e shitjes dhe pagesat e secilës palë, të regjistruara në një veprim.
Shembull praktik
Një agjenci turistike rezervon një biletë me kosto 80 EUR dhe ia shet klientit për 100 EUR.
Sistemi krijon automatikisht të dy dokumentet dhe ruan lidhjen midis tyre.
Agjensi turistike
Agjensia blen biletën, hotelin ose pakon nga furnitori dhe ia shet klientit me çmimin e vet. Me shitje blerje në 1 formë në Elif, kjo bëhet me një regjistrim dhe një fiskalizim, në vend të dy dokumenteve të ndara.
Në celular
ElifWeb hapet në shfletuesin e celularit. Kartat e klientit dhe të furnitorit rreshtohen njëra nën tjetrën dhe artikujt shfaqen si karta të lehta për t’u plotësuar.



Për kë është
Forma është ndërtuar sipas mënyrës si punon një agjensi turistike: blen nga furnitori dhe shet te klienti.
Përfitimet
Pyetje të shpeshta
Është forma Blerje / Shitje e ElifWeb: me një regjistrim krijohen fatura e blerjes nga furnitori, fatura e shitjes për klientin dhe pagesat e secilës palë, të lidhura me njëra-tjetrën.
Elif është program faturimi dhe fiskalizimi, dhe forma Blerje / Shitje u shkon për shtat agjensive turistike, sepse biletat, hotelet dhe pakot blihen nga një furnitor dhe rishiten te klienti. Për konfigurimin e biznesit tuaj kërkoni një demo.
Plotësoni klientin, furnitorin, artikujt dhe pagesat, pastaj shtypni Fiskalizo në fund të formës. Sistemi krijon të dy dokumentet nga ky regjistrim.
Në ElifWeb, te Menu › Shitje › Blerje / Shitje.
Fatura e Shitjes për klientin, Fatura e Blerjes nga furnitori dhe pagesat për secilën palë. Sistemi ruan lidhjen midis dy dokumenteve.
Jo. Artikulli regjistrohet vetëm një herë. Për të përcaktohen sasia, njësia, çmimi i blerjes, çmimi i shitjes dhe TVSH, dhe sistemi krijon të dy faturat nga këto të dhëna.
Po. Te tabi Pagesa zgjidhet veç mënyra e pagesës për shitjen dhe veç për blerjen, me mundësi pagesash të shumëfishta.
Çmimi i blerjes dhe çmimi i shitjes janë në të njëjtën formë, kështu dallimi midis tyre shihet menjëherë. Në shembullin me biletën e avionit: kosto 80 EUR, shitje 100 EUR.
Po, ElifWeb hapet në shfletuesin e celularit dhe forma përshtatet me ekranin. Provojeni te Demo live, me pamjen “Celular”.