Si funksionon shitje blerje në Elif

Nga klienti dhe furnitori te pagesat dhe lidhja midis dokumenteve: çdo pjesë e formës, me pamje nga ElifWeb dhe nga aplikacioni desktop Elif.

Një formë për agjensinë turistike.

Forma Blerje / Shitje mundëson regjistrimin e një transaksioni shitjeje dhe blerjeje në të njëjtin dokument. Ajo është krijuar për agjensitë turistike, që blejnë bileta, hotele dhe pako nga furnitorët dhe ia shesin klientit.

Me një veprim të vetëm regjistrohen fatura e shitjes për klientin, fatura e blerjes nga furnitori dhe pagesat për secilën palë. Kjo ul kohën e regjistrimit dhe shmang gabimet e regjistrimit manual.

Pse një dokument i vetëm

Një regjistrim
Artikulli, sasia dhe çmimet futen një herë dhe përdoren nga të dy faturat.
Lidhje e ruajtur
Blerja dhe shitja mbeten të lidhura, kështu e di gjithmonë çfarë u shit dhe nga kush u mor.
Pagesa të ndara
Klienti dhe furnitori kanë mënyra të ndryshme pagese, madje edhe pagesa të shumëfishta.
Kontroll fitimi
Çmimi i blerjes dhe i shitjes në të njëjtën formë e bëjnë fitimin e transaksionit të dukshëm.

01

Një formë, tre rezultate

Forma Blerje / Shitje regjistron njëkohësisht faturën e shitjes për klientin, faturën e blerjes nga furnitori dhe pagesat e secilës palë.

  1. Menu
  2. Shitje
  3. Blerje / Shitje
  • Fatura e Shitjes për klientin.
  • Fatura e Blerjes nga furnitori.
  • Pagesat për secilën palë.

Forma ndodhet në ElifWeb te Menu › Shitje › Blerje / Shitje, dhe në aplikacionin desktop Elif te Menu › Shitje › Blerje-Shitje. Të dyja versionet kanë të njëjtat fusha, tabe dhe llogaritje: ndërroni mes “Web” dhe “Desktop” mbi pamjet.

02

Klienti dhe furnitori

Dy karta të njëpasnjëshme në krye të formës. Majtas klienti që merr faturën e shitjes, djathtas furnitori nga i cili blihet.

Klienti

Plotësohen të dhënat e klientit që do të marrë faturën e shitjes.

  • Klienti
  • NIPT
  • Qyteti
  • Adresa
  • Data
  • Monedha
  • Numri dhe seriali
  • Shënimi

Furnitori

Plotësohen të dhënat e furnitorit nga i cili blihet produkti ose shërbimi.

  • Furnitori
  • NIPT
  • Qyteti
  • Data
  • Monedha
  • Numri i dokumentit dhe seriali
  • Shënimi

03

Artikulli regjistrohet vetëm një herë

Në tabin Artikuj, çdo rresht ka çmimin e blerjes dhe çmimin e shitjes. Mbi këtë bazë sistemi krijon të dyja faturat.

Për secilin artikull përcaktohen

  • Sasia dhe njësia
  • Çmimi i blerjes (për faturën e blerjes)
  • Çmimi i shitjes (për faturën e shitjes)
  • TVSH
  • Vlera

Në bazë të këtyre të dhënave sistemi krijon automatikisht Faturën e Blerjes dhe Faturën e Shitjes.

04

Pagesa të ndara për secilën palë

Në tabin Pagesa përcaktohen mënyrat e pagesës për secilën palë. Klienti dhe furnitori mund të kenë mënyra të ndryshme pagese.

Shitje

  • Mënyra e pagesës
  • Arka / Banka
  • Vlera
  • Pagesa të shumëfishta (opsionale)

Blerje

  • Mënyra e pagesës
  • Pagesa të shumëfishta (opsionale)

Provojeni formën vetë, ose kërkoni një demo me biznesin tuaj.